Real Madrid nuk kërkon përforcime.
Kjo është ajo që ka lënë të kuptohet Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp në prag të sfidës së kampionatit kundër Granada-s.
Los Blancos, ta parët në kampionat dhe të kualifikuar në 1/8-at e Champions League, po përballen me një moment të vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta.
Me merkaton e janarit shumë afër, nga jashtë kanë filluar të qarkullojnë zëra për një interesim të mundshëm të Real-it për Mauro Icardi-n, për të përforcuar një repart sulmues ku Joselu është qendërsulmuesi i vetëm.
Megjithatë, Ancelotti ka qenë kategorik:
“Nuk kërkojmë Icardi-n ose sulmues të tjerë. Në janar nuk do të ndërhyjmë në merkato. Klubi ka planifikuar skuadrën në verë dhe jemi mirë kështu”.