Mbrëmjen e së shtunës në Hamburg është hedhur shorti për Kampionatin Evropian në futboll.
Zvicra është në Grupin A me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.
Kombëtarja e Zvicrës do të takohet me Gjermaninë mikpritëse (23 qershor në Frankfurt).
Përveç kësaj, Zvicra do të luajë kundër Hungarisë në ndeshjen e parë më 15 qershor, pastaj me Skocinë më 19 qershor (të dyja në Koln).
Futbollisti i Zvicrës, Remo Freuler, është i lumtur për Grupin A: “Është bukur të luash kundër nikoqirëve.
Do të jetë gjithashtu fantastike për tifozët”.