Kompanitë e basteve na nxjerrin jashtë loje, ja sa kuotohet Shqipëria për t’u kualifikuar në Grupin B!
Shqipëria ndodhet në grupin B në Europianin e Gjermanisë.
Kuqezinjtë ndodhen në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Ndërkohë kanë nisur edhe kuotimet nga kompanitë e basteve.
Për të fituar grupin B, Shqipëria kuotohet me 14.00.
Ndërkohë për t’u kualifikuar nga faza e grupeve, Shqipëria kuotohet me koeficentin 5.00.