Manchester City pret Tottenhamin sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Premier Ligës. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:
Totenhemi ka fituar 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Premier Ligës kundër Manchester Cityt, ndërkohë që më parë kishte fituar vetëm 4 nga 19.
Manchester City mund të bëjë tre ndeshje radhazi në kampionat pa fitore për herë të parë prej 4 ndeshjeve nga marsi deri në prill 2017.
“Qytetarët” kanë barazuar dy ndeshjet e fundit të tyre në kampionat, pavarësisht se kanë qenë në të dyja në avantazh. Siti e ka parë veten në avantazh në tre ndeshje radhazi pa i fituar ato që prej nëntorit 2009, në barazimet kundër Bërnlejt, Liverpulit dhe Hallit.
Kampionët e Anglisë kanë humbur vetëm 1 nga 48 ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha kompeticionet, ndërsa janë të pamposhtur në 27.
Kapiteni i Totenhemit, Son Heung-min, ka shënuar 7 gola në Premier Ligë kundër Manchester Cityt të Guardiolës. Vetëm Salah (11) dhe Vardi (9) kanë shënuar më shumë.