Ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës, u karakterizua me një lojë mesatare dhe përfundoi pa gola (0:0).
Prishtina kthehet me një pikë, ndërsa Dukagjini megjithatë do të kënaqet edhe me këtë barazim.
Të dy ekipet luftuan për fitore por pa sukses, pasi që sulmuesit nuk u treguan në ditën e tyre.
Prishtina renditet në vend të pestë me 22 pikë dhe ka një më shumë se Dukagjini që zë vendin e gjashtë me 21.