Shkupi ka shënuar fitore të madhe në derbin e madh shqiptar në kuadër të javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut
Shkupjanët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Shkëndijes së Tetovës, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Çair.
Shkupi shkëputet në krye dhe ka tre pikë më shumë se Shkëndija.
Futbollisti Kristijan Trapanovski në minutën e 17-të ka realizuar për triumfin e madh.
Shkupi kryeson me 35 pikë, pasojnë Struga Trim Lum 33, Shkëndija 32 pikë etj.