Skuadra shqiptare, Gostivari, ka vazhduar me rezultate të mira në elitën e futbollit maqedonas.
Fati sportiv ia ktheu shpinën Gostivarit, pasi që deri në minutën e 88-të ishin në epërsi.
Takimi mes Sileksit dhe Gostivarit ka përfunduar baras (1:1).
Për Gostivarin ka shënuar Kehinde në minutën e 13-të dhe Gjeorgjevski në atë të 88-tën për Sileksin.
Pas javës së 17-të, Sileksi është në vend të katërt me 24 pikë dhe Gostivari në të shtatin me 21.