Trajneri i Benficas, Roger Schmidt, ka treguar se dëshiron që Angel Di Maria të qëndrojë edhe për një sezon me portugezët, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Do të provojmë ta mbajmë Angel Di Marian këtu edhe për një sezon tjetër, ky është plani.
Jemi duke u kënaqur me të në secilën ndeshje dhe stërvitje.”, tha Schmidt.
Kontrata e argjentinasit me Benfican skadon në qershor të vitit të ardhshëm.