Maik Maignan është një prej portiereve më të mirë në vitet e fundit.
Gardiani francez është një shtyllë e fortë për Milanin, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te kuqezinjët.
Maignan përveq pritjeve, mbrëm asistoi për Christian Pulisicin në fitoren 3-1 ndaj Frosinones.
Por ky nuk është asisti i vetëm për portierin francez.
Ai ka dhuruar nga një asist për bashkëlojtarët e tij edhe në dy sezonet e kaluar te Milani.
Maignan është portieri i vetëm në pesë ligat më të mira të Evropës që ka dhënë një asistim në secilën nga tre sezonet e fundit.