Chelsea ka ndalur tre pikë në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër.
Të kaltrit e mposhtën me rezultat 3:2 Brightonin, në takimin e javës së 14-të të Premier League.
Për Chelsean shënuan Fernandez (15' e 65'-nga penalltia), Colwill (21') dhe për mysafirët Buonanotte shënoi gol të bukur nga rreth 14-15 metra në këndin e djathtë (43') dhe Joan Pedro (90+2’).
Në fund të pjesës së parë, Gallagher i Chelseat, është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë.
Brighton është në vend të tetë me 22 pikë e Chelsea në të dhjetin me 19 sosh.