Dinamo City konfirmon edhe ndaj Laçit formën e mirë që po kalon në kampionat. Skuadra e Dritan Mehmetit fitoi 2-0 përballë bardhezinjve në duelin e luajtur në “Niko Dovana”.
Goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë nga Fatjon Andoni (44’), ndërkohë që 18 herë kampionët e Shqipërisë shënuan edhe të dytin në “limite”. Me anë të Patrik Bardhit (90’).
Dinamo City regjistroi rezultatin e gjashtë radhazi pozitiv në Superiore, dhe renditet në vendin e pestë me 19 pikë.
E dyta humbje radhazi për kurbinasit, që mbetën në vendin e tetë me tri pikë më pak.