Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është i lumtur që skuadra e tij nuk pranoi gol ndaj Prishtinës.
Sipas Dallkut, me pak fat Dukagjini do të shënonte fitore. Dukagjini e Prishtina barazuan pa gola të dielën.
“Kishim më tepër nga loja.
Kishim momente të mira për ta shënuar golin. Në këto kushte një gabim i vogël dhe mund të ndëshkohesh. Nuk ishte lojë shumë e pëlqyer.
Me rëndësi nuk po pranojmë gol.
Është shumë pozitive që e kemi kaluar një defekt që e kemi pasur më herët. I përgëzoj lojtarët, me pak fat mund të shënonim fitore”, ka thënë Dallku.