Lille ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj ekipit Metz, në kuadër të kampionatit francez.
Edon Zhegrova është paraqitur 88 minuta në fitoren e Lilles.
Golat i realizuan Yazici (45+1') e David (45+5' - nga penalltia).
Metz pati dy mundësi reale por të dy penalltitë i humbën futbollistët e saj.
Elison dështoi nga penalltia në minutën e 29-të po ashtu edhe Camara nuk realizoi nga penalltia në minutën e 55-të.
Pas javës së 14-të, Lille renditet në vend të 4-të me 26 pikë e Metz në të dhjetin me 16 sosh.