Përmes një postimi në “Instagram”, Adrien Rabio, ka dashur t’i dërgojë një mesazh mesfushorit të Monzas, Roberto Galiardini, i cili pas barazimi të përkohshëm të Monzas i festoi në fytyrë kapitenit të Juves.
Ky i fundit, ka replikuar menjëherë pas fitores me gol në minutat e fundit nga Gati, duke shkruajtur në profilin e tij:
“Galiardini! Mëso përulësinë. Për sa kohë arbitri nuk ka sinjalizuar fundin e ndeshjes, gjithçka është e mundur”.
Ja që përgjigja e ish-mesfushorit të Interit ishte gjithmonë gati përmes rrjeteve sociale.
Në fakt, në një histori në “Instagram” ai shkruante: “Gjërat e fushës qëndrojnë në fushë, jo në rrjetet sociale. Thirr mamin tani”.