Prishtina sot nuk arriti më shumë se një pikë nga stadiumi “18 qershori” në Klinë.
Bardhekaltrit barazuan me rezultat 0:0 me Dukagjinin, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina zë vendin e pestë me 22 pikë, ka një më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.
"Jam shumë i kënaqur me të gjithë futbollistët që dhanë maksimumin në një mot të vështirë dhe fushë që kishte shumë probleme për zhvillimin e ndeshjes.
Nga kjo sfidë mund të dilnim me pikët e plota, por edhe u treguam të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes, sepse edhe mund të pësonim.
Por, mbi të gjitha lojtarët shfaqën karakter dhe luftuan deri në sekondat e fundit të një dueli kaq të vështirë", thotë Pefqeli për faqen e FC Prishtina.