Hasani: Barazimi na mërziti

Futboll

Hasani: Barazimi na mërziti

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 22:07
Hasani - majtas

Florent Hasani ishte lojtari më i mirë për Tiranën në derbi, por meriton të jetë edhe lojtari i ndeshjes.

Ai edhe pse ishte në pikëpyetje për aktivizimin, shënoi në pjesën e parë, krijoi sërish, por edhe mbronte në fazën difensive.

Në intervistën e dhënë pas derbit për “MCN” Hasani pohoi se pika nuk i kënaq, por ka besim se Tirana do të rikuperojë diferencën me dy kryesueset.

Ja prononcimi i Hasanit: “Mendoj se meritonim më shumë se kishim dy mundësi të pastra shënimi në vijën e goli pranë portës së Partizanit. Për shumë minuta ishim më superior dhe kontrolluam lojën.

Goli i Partizanit na surprizoi dhe ën fund dolëm barazim. Ne krijuam më shumë, dominuam në lojë dhe e meritonim fitoren në derbi

Loja ka qenë shumë e mirë, sa i përket pikët jemi të mërzitur se nuk na kënaq barazimi. Tani duhet të rikuperojmë duke nisur nga ndeshja e radhës me Laçin.

Skuadra ka kualitet dhe cilësi duke ardhur në ngritje në fund do të rikuperojmë pikët me Egnatian dhe Partizanin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat