Sot në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet është organizuar turneu përkujtimor “Rama-Domi” në konkurrencën e veteranëve nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, e ku i pranishëm ishte edhe i pari i kryeqytetit Përparim Rama dhe anëtarë të FFK-së.
Ky turne u mbajt për të nderuar dy emrat e ndritshëm të gjeneratës së artë të KF Prishtina në fillim të viteve të 80-ta, Favzi Rama dhe Faton Domi, të cilët ndërruan jetë në kulmin e karrierës së tyre pas një aksidenti në trafik.
Ngjarja e cili solli emocionet, respektin dhe nostalgjinë për dy ikonat e futbollit kosovar mblodhit ekipet e veteranëve të KF Prishtinës, KF Vëllaznimit, KF Lirisë dhe KF Dukagjinit.
Pas ndeshjeve mjaft interesante dhe me rivalitet në fund fitues i turneut doli ekipi i veteranëve të KF “Dukagjini”, megjithëse e rëndësishme në këtë ditë ishte respekti dhe nderimi për dy figurat e shquara të futbollit kosovar.
Ky turne dëshmon se emrat e dy legjendave do të mbeten të paharruara dhe një shenjë e përbashkët e respektit për historinë e pasur të futbollit tonë.