Interi i jep goditje të rëndë Napolit në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke e mposhtur me rezultat 3:0, në takimin e javës së 14-të të Serie A.
Kampioni kokulur në përballje me liderin
Futbollisti Calhanoglu ka shënuar gol të bukur nga rreth 20 metra e në këndin e poshtëm të djathtë në minutën e 44-të.
Barella në minutën e 62-të i jep qetësinë Interit, duke thelluar epërsinë në 0:2.
Thuram në minutën e 85-të ka shënuar për 0:3.
Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, u paraqit titullar për Napolin.
Rrahmani ka luajtur mirë por me Napolin sonte iu hasi sharra në gozhdë.
Rrahmani është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 63-të.
Interi kryeson me 35 pikë, pasojnë Juventusi 33, Milani 29, Roma 24, Napoli 24, Fiorentina 23 pikë etj..