Piotr Zielinski ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2024 dhe Inter mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.
Për të, ka folur drejtori i Inter, Beppe Marotta, pas duelit të dielës Napoli-Inter.
“Ai është jashtë kontratës në qershor, e dijmë këtë, por Napoli është duke punuar për kontratën e re. Jemi duke përcjellur disa lojtarë, por nuk është koha të hapen negociata në këtë kohë.”, tha Marotta për mediet italiane.
29 vjeçari nga Polonia është pjesë e Napolit nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Udinese për 16 milionë euro.