Drejtori sportiv i Barcelona, Deco, konfirmoi sot se sulmuesi 18-vjeçar brazilian Vitor Roque do të mbërrijë në “Camp Nou” që në merkaton e janarit.
Talenti brazilian luan me Athletico Paranaense, por ai ka firmosur prej kohësh një kontratë me klubin katalanas.
Sipas “The Athletic”, talenti brazilian, që së fundi është grumbulluar edhe me kombëtaren, do të zbarkojë në La Liga më herët se sa ishte parashikuar. Teksa pritej që Roque të vinte verën e ardhshme, nevoja që ka trajneri Xavi kanë bërë që ai të nisë aventurën me klubin “blaugrana” që në janar.
Vitor Roque u ble për 30 milionë euro nga Barcelona dhe së fundi ai ka realizuar 12 gola në 24 ndeshje në Serie A të Brazilit. Një përforëcim që konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën katalanase, që këtë sezon nuk po shkëlqen ashtu si vjet në kampionat.