Këtë verë, Roberto Mancini i dha lamtumirën e fundit stolit të kombëtares italiane. Ai zgjodhi të drejtojë Arabinë Saudite, ku si trajner do të marrë rreth 25 milionë euro në vit, për katër vite. Ish-trajneri i axurrëve ka pranuar së fundi se këtë vendim e ka marrë jo për arsye ekonomike, por për zgjedhje personale.
Presidenti i FGC, Gabriele Gravina, i ftuar në “Le Iene”, iu përgjigj pyetjes: Pse dha dorëheqjen Roberto Mancini?
Përgjigjen duhet ta kërkoni te Roberto Mancini, ende nuk mund ta heq hidhërimin që ndjeva. Pesë vite i ndava me Roberton dhe kur jeton pesë vite ndjeshmëri, emocione shumë të forta, rezultat historik, si mund ta mohosh.
Do të ishte një disfatë e pabesueshme për mua të mendoja të investoja në një marrëdhënie njerëzore, e cila nuk lë asgjë pas. Ne të gjithë kemi brishtësi, disa prej arseyeve të largimit i ka shprehur me disa deklarata, për mendimin tim të pasakta. Nuk mund të jetoj vetëm duke u fokusuar në ato deklarata”.
A është e vërtetë që Mancini ka ardhur disa herë tek ju për të folur për problemet e tij dhe pse donte të largohej nga kombëtarja?
Jo, unë dhe Roberto nuk kemi biseduar për këtë çështje, as në pesë vitet e bashkëpunimit dhe as një minutë para se ai të jepte dorëheqjen. Le të themi se ka pasur momente hezitimi disa orë para se të dërgonte e-mailin e dorëheqjes.
A ndiheni i tradhtuar nga Mancini?
I tradhtuar, nuk e di, po e përsëris, nuk e heq dot akoma këtë hidhërim.
Besoj se ka gabuar me metodën e dorëheqjes, me kohën e largimit. Ju garantoj se nuk do ta kisha kundërshtuar kurrë, sepse përballë propozimeve që lexova në shtyp, sigurisht që ky u pranua. Ai nuk do të kishte mbetur me të njëjtin entuziazëm kur do të përballej me një propozim të tillë”.