Behluli: Fitorja është e vetmja alternativë 

Futboll

Behluli: Fitorja është e vetmja alternativë 

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Behluli

Portieri i Dritës së Gjilanit, Laurit Behluli, beson e shpreson se me ekipin e tij, nesër (12.00) do të mposhtin Dardanën dhe kualifikohen më tej në rrethin e Kupës së Kosovës. 

Behluli tha se fitorja është e vetmja alternativë.

"Duke ditë që ndeshja për Kupë është me eliminim direkt ne do të japim gjithçka nga vetja, duke e respektuar kundërshtarin dhe të dalim fitues nga ky takim. Vetëm fitorja është alternativë e jona dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje drejt objektivave tona", theksoi Behluli.

Portieri Laurit Behluli foli për përfshirjen e tij në ndeshjet e Kupës, për çka tha se kurdo që i jepet mundësia do ta jap maksimumin.

"Te klubi i Dritës gjithmonë ka edhe konkurrencë për këtë edhe kam ardhur.

Unë bëjë më të mirën time dhe pastaj vendos trajneri. Nuk e di për nesër apo ndeshje të tjera, por kur të jetë mundësia ime do të bëjë maksimumin", ka thënë Behluli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat