Orges Shehi u largua nga Tirana, me drejtuesit që theksonin se trajneri ishte i pezulluar, ndërsa nga krahu tjetër durrsaku e konsideron vetëm të shkarkuar. Kjo situatë ka shkuar në Dhomën e Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.
Ish-timonieri bardheblu kërkon që të jetë i lirë dhe të zgjidhë kontratën që e mban të lidhur me kryeqytetasit.
Ka përfunduar seanca dhe Shehi ka dalë nga ambientet e FSHF-së dhe është larguar me makinën e tij. Durrsaku shpreson që të lirohet sa më shpejt nga kontrata me Tiranën.
Kujtojmë se që prej largimti bag Tirana është përfolur gjërë e gjatë për një interesim nga ana e Partizanit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe se cili do të jetë vendi i i Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve.