Menjëherë pas shkarkimit të Paul Heckingbottom, Sheffield United ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Chris Wilder rikthehet në krye të Sheffield, ndërsa më herët e ka drejtuar këtë skuadër midis 2016 dhe 2021.
Wilder zëvendëson Paul Heckingbottom, i cili në ndeshjen e fundit pësoi humbjen e rëndë kundër Burnley (5-0) të shtunën. Sheffield është në vendin e fundit në renditjen e Premier League me 5 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje.
Wilder do të jetë në krye të Sheffield United për ndeshjen e Premier League ndaj Liverpool që luhet këtë të mërkurë.