Në një fundjavë emocionuese dhe plot ngjarje, Shkëndija e Tetovës mbylli me sukses gjysmësezonin vjeshtor në kategoritë e reja të futbollit.
Kundërshtari ynë në xhiron e fundit ishte Shkupi me të cilët u ndeshëm me 4 gjenerata të ndryshme, ku shënuam rezultat të përgjithshëm e pozitiv: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Rezultatet e xhiros së 11-të dhe të fundit nga duelet me Shkupin:
– U16 Shkëndija 2:1 Shkupi
– U17 Shkëndija 1:1 Shkupi
– U18 Shkupi 2:0 Shkëndija
– U19 Shkupi 1:5 Shkëndija