Llapi i Podujevës ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Phoniex-it dhe kualifikohen më tej në garat e Kupës së Kosovës.
Llapjanët mburren edhe me futbollistët e akademisë.
“Krenar me futbollistët e rritur në Akademinë tonë që po tregojnë dita-ditës se janë gati për ekipin senior.
Përgëzime qendërsulmuesit tonë 18-vjeçar, Mërgim Cërnavërni për golin e parë si futbollist profesionist i ekipit senior.
Cërnavërni u inkuadrua në minutën e 80 të ndeshjes dhe instikti i tij për gol bëri që pas katër minutash të realizoj gol tejet të bukur.
Edhe shumë gola tjerë të presin, Cërnavërni”, mburret KF Llapi.