Futbollisti Arbnor Ramadani ka treguar lojë të mirë e është komplimentuar nga klubi i futbollit Llapi.
Llapi i Podujevës ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Phoniex-it, duke avancuar më tej në garat e Kupës së Kosovës.
“Pas 559 ditëve nga goli i fundit si rikthehet të shënoj Arbnor Ramadani.
Goli i fundit me fanellën tonë ishte gol spektakolar i realizuar në finalen e Kupës (2021/22) ndaj Dritës më 26 maj 2022.
Pas një edicioni larg ngjyrave tona, Ramadani sot shënoi golin e parë pas rikthimit dhe të 17-tin në total në paraqitje e 131 zyrtare.
Le të shpresojmë se ky gol i sotëm do t'i paraprij edhe shumë golave të radhës nga numri 10 i skuadrës”, shkruan në faqen e KF Llapit.