Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe e ka konfirmuar se portierit Nick Pope do t’i duhet operimi.
Pope pësoi një lëndim gjatë fitores 1:0 kundër Manchester United, ku e ka nxjerrë nga vendi krahun e tij.
Dhe për këtë gjë, Pope do t’i nevojitet operimi.
“Nick Pope do t’i nënshtrohet operimit. Nuk ka dyshim që atij i duhet operimi. Kur do të rikthehet ai? Ne jemi duke menduar diku afërisht pas katër muajve”, tha Howe.