Nënkampioni vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës në Grupin A, Suhareka, është gati për ndeshjen e Kupës.
Futbollistët e Suharekës ndeshen me Trepçën dhe synojnë kalimin në rrethin tjetër.
President i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, tha se janë gati për sfidën e nesërme (12.00).
“Sfida e parë për Kupën e Kosovës Trepça.
Thonë se garat për Kupën e Kosovës janë garat më masovike, për faktin sepse marrin pjesë të gjitha ekipet e të gjitha rangjeve.
Shorti deshi që në rrethin e dytë të garave për Kupën e Kosovës përballë ta kemi KF “Trepça” nga Mitrovica.
Të enjten i mirëpresim mitrovicasit. Kjo është ndeshja e tretë këtë vit që ndeshmi me skuadrën mitrovicase. Dy herë shënuam fitore në ndeshjet kampionale tash të shohim në ndeshjen për Kupë në Suharekë.
Asgjë nuk është e sigurt deri në fund!?
Na priftë e mbara! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Rrustem Aliaj në profilin e tij në facebook.