Armando Broja mund të largohet nga Chelsea që në merkaton e janarit për të nisur një aventurë të re. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, mund të jetë Italia.
Torino është vënë seriozisht në ndjekje të bomberit nga Malësia e Madhe, madje italianët kërkojnë që të arrijnë tek shqiptari që në merkaton e janarit.
Sipas mediave italiane, si fillim, torinezët do të mundohen të shesin Nemanja Radonjic, për t’i bërë hapësirë Brojës.
Në rast se largimi i Radonjic ndodh, atëherë italianët do të nisin nga puna për të negociuar me Chelsean.
Por duket shumë e vështirë, pasi trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë shqiptarin dhe mund ta lërë të lirë vetëm në formë huazimi.