Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araújo, ka thyer nofullën në ndeshjen kundër Atléticos së Madridit, por duket se ky dëmtim nuk do ta ndalë për për të qenë në fushë në takimin e radhës.
Uruguaiani thuhet se refuzoi t’i nënshtrohej një operacioni për të trajtuar frakturën, kështu që do të jetë i detyruar të mbajë maskë.
Për rreth tri javë, qendërmbrojtësi do të duhet të luajë me mbrojtje dhe në fund të kësaj periudhe do të jetë shëruar plotësisht.
Në këtë mënyrë, Araújo mbetet në dispozicion të Xavit dhe mund të luajë në ndeshjen e radhës, kundër Gironas, kryesuese e kampionatit spanjoll bashkë me Realin e Madridit.