Prishtina është kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Fituesi i Kupës së Kosovës ka treguar lojë të mirë duke e mposhtur me rezultat 2:0 Rahovecin në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Futbollisti i Prishtinës, Besir Ramadani, tha se shpërdoruan shumë raste.
“Padyshim që nuk ka ndeshje të lehta e sidomos përballjet me një ndeshje të Kupës e që kurrë nuk mungojnë befasitë.
Mirëpo ne iu qasëm me seriozitet maksimal duelit duke mos e nënçmuar në asnjë moment kundërshtarin, megjithëse shpërdoruam shumë raste, mendoj që me plot meritë kaluam tutje në 16 ekipet më të mira", tha Ramadani për faqen e FC Prishtina.