Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Chelseat.
Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Fernandes në minutën e 9-të dështoi nga penalltia.
Në minutën e 12-të, gafë e Sofyan Amrabat të Manchester Utd, ukrainasi Mykhailo Mudryk godet por ndalet nga shtylla.
Megjithatë kjo nuk e ka dekoncetruar ekipin e Manchester Utd duke kaluar në epërsi në minutën e 19-të.
Autor i golit është McTominay.
Në fund të pjesës së parë Palmer ka barazuar rezultatin 1:1.
McTominay e kishte mbrëmjen e tij duke shënuar golin e dytë personal dhe për rezultatin 2:1 në minutën 69-të.
Futbollisti Armando Broja është paraqitur nga minuta e 77-të për Chelsean.
Pas javës së 15-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të 6-të me 27 pikë dhe Chelsea renditet në të 10-tin me 19 sosh.