Broja kryen më shumë driblime të sakta se çdo lojtar i Chelsea-t

Futboll

Broja kryen më shumë driblime të sakta se çdo lojtar i Chelsea-t

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Broja

Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen këtë mbrëmje. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2:1 kundrejt tyre.

Megjithëse qendroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n.

Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it.

Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 nga trajneri.

Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla i erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat