“Rinovimi i kontratës? Mungojnë vetëm disa detaje. Nënshkrimi natën e Vitit të Ri? Do ta bëja qysh nesër!
Jam i qetë dhe i sigurt, ndihem mirë këtu dhe dua shumë të rinovoj”.
Kështu u shpreh Lautaro Martinez, ekskluzivisht për “Sportmediaset”, duke konfirmuar dëshirën e tij për ta zgjatur “martesën” me Interin. “Mungojnë vetëm disa detaje.
Unë ndihem mirë këtu dhe familja është gjithashtu mirë. Njerëzit më duan dhe unë i dua. Klubi do të bëjë pjesën e tij, unë po bëj timen”, – saktësoi më tej kapiteni zikaltë.