Qyteti i Zagrebit e Qeveria e Republikës së Kroacisë kanë arritur marrëveshje për ndërtimin e stadiumit të ri në Maksimir, kanë bërë të ditur lajmin e madh për tifozët e Dinamos dhe qytetin e Zagrebit.
Ndërtimi i një stadiumi të ri në Maksimir është pritur prej kohësh pasi i vjetri nuk është i mjaftueshëm për ngjarje të mëdha futbollistike, shkruan media kroate “Veçernj List”
Marrëveshja do të funksionalizohet përmes dy marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen këtë muaj: njëra ndërmjet qytetit të Zagrebit dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe tjetra ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe kryepeshkopatës së Zagrebit.
Marrëveshjet përcaktojnë tërheqjen e kryepeshkopatës së Zagrebit nga procedurat e nisura në të cilat kërkohet kthimi natyral i pasurisë së paluajtshme dhe konstatohet se qyteti i Zagrebit është pronari i vetëm i pasurisë së paluajtshme mbi të cilën po ndërtohet Maksimiri i ri.