Sulmuesi Darko Dodev nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
"KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin Darko Dodev.
Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
KF Vllaznia e falënderon Darko Dodev për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me skuadrën kuqeblu", njofton FC Vllaznia.