Lufta për fitoren e Serisë A është një çështje vetëm mes Inter-it dhe Juventus-it?
Për Paolo di Canio-n mund të jetë një skuadër e tretë në lojë, Milan-i i Stefano Pioli-t.
Duke folur për “Tutti Convocati”, ish-sulmuesi dhe trajneri e ka analizuar në këtë mënyrë luftën për titull:
“Interi dhe Juventusi do të luftojnë për titullin deri në fund.
Ata kanë cilësi superiore dhe skuadra më të pajisura se gjithë të tjerët.
“Zikaltrit i shoh si favorit për fitoren finale, por bardhezinjtë do t’ia bëjnë të vështirë deri në fund.
“Mendoj se Milani mund të rikthehet në luftë, por vetëm me një kusht: në rastin e daljes nga kupat europiane.
“Kuqezinjtë kanë skuadrën për të luftuar, por nuk janë të pajisur për të përballuar dy kompeticione”.