Vetëm vlerësim dhe lavdërim për një nga, apo futbollistin më të fortë në historinë e futbollit.
Lëvdata që vijnë edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe që mbërrin në destinacion të Lionel Messit, protagonisti i madh i Botërorit të fundit të organizuar në Katar.
Pikërisht duke iu referuar kampionit argjentinas, presidenti ka bërë një deklaratë të absolute subjektive dhe personale:
“Shpresoj që Messi të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm, atë të 2026-ës”, tha ai për DSports. “Por jo vetëm kaq, edhe tek ai i vitit 2034. Për aq kohë sa të dojë”.
Referenca është padyshim për deklaratat e fundit të sulmuesit të Inter Miami, i cili nuk është i sigurt për praninë e tij në Botërorin e ardhshëm 2026 dhe për këtë arsye i mbuluar me një atmosferë misteri.
Megjithatë, nga numri një i FIFA-s ka ardhur drita jeshile.