Lajm i mirë për Interin e Simone Inzaghit në prag të ndeshjes ndaj Udineses për javen e 15-të të kampionatit.
Në fakt, sot Alessandro Bastoni është rikthyer pothuajse tërësisht në stërvitje me grupin, një mbrojtës i rikuperuar nga problemi muskulor që pësoi te kombëtarja.
Numri 95 është më i mirë siç e dëshmoi edhe seanca e parë stërvitore, ndonëse e pjesshme, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës dhe ai do të thirret për ndeshjen ndaj Friulianëve, edhe pse do të startojë në pankinë.
Në të njëjtën kohë, rikthimi i Benjammin Pavard vazhdon te vonoje edhe pak: francezi është më mirë, gjendja e tij po përmirësohet por duhet të presë edhe disa ditë për t’u rikthyer në fushë.
Paraqitja e fundit e ish-mbrojtësit të Bayern Munichut daton mbi një muaj më parë, më 4 nëntor të kaluar gjatë ndeshjes së fituar me Atalanta. Synimi është që ta kemi sërish në dispozicion deri në fund të vitit 2023.