Trepça ’89 dhe Suhareka u vlerësuan si dy skuadra që do të luftojnë për kreun e tabelës në stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Ky parashikim apo matematikë u prish nga Dinamo e Ferizajt, debutues!
Burim Çerkini dhe Fatos Ademi, trajnerë që me punën e tyre e bënë një Dinamo të frikshme për çdo rival.
Dinamovitët befasuan apo kanë lënë pa fjalë të gjithë, na 14 ndeshje shënuan 9 fitore, tre barazime dhe pësuan dy humbje, duke u shpallur kampion vjeshtor me 30 pikë.
Dinamo ka 7 pikë para Suharekës dhe 9 se Trepça ’89, duke lënë me 10 pikë pas Drenicën dhe Trepçën.
Grupi A
1. Dinamo 14 9 3 2 22:10 30
2. Suhareka 14 7 2 5 25:13 23
3. Trepça '89 14 5 6 3 16:6 21
4. Drenica 14 5 5 4 17:14 20
5. Trepça 14 5 5 4 20:22 20
6. Vëllaznimi 14 4 5 5 11:11 17
7. Rahoveci 14 3 8 3 11:15 17
8. Rilindja 1974 14 3 6 5 16:20 15
9. Phoenix 14 2 5 7 10:20 11
10. Istogu 14 2 5 7 8:25 11