PSV Eindhoven është duke kaluar një moment historik, ndërsa u bë e para skuadër holandeze që njeh vetëm fitore në 15 javët e para të Eredivisie.
PSV bindi këtë të enjte, me rezultatin 2:0 ndaj Heerenveen në takimin e javës së 15-të të kampionatit holandez dhe vazhdon me ecurinë pozitive.
Vendasit dominuan të gjithë sfidën, ndërsa zhbllokuan rezultatin në minutën e 33’ me Til, që shënoi golin e avantazhit.
Ndërsa në minutën e 78’ Pepi dyfishoi avantazhin e ekipit të tij dhe vulosi këtë sfidën.
Pas këtij triumfi, PSV kryeson me 45 pikë në 15 javë, pra me pikët e plota, teksa Heerenveen renditet në vend të tetë me 19 pikë.