Sulmuesi i Barcelonës, Joao Felix e ka pranuar se është një simpatizues i Dominik Szoboszlai.
Portugezi ka shprehur dëshirën që të luante në të ardhmen me Liverpool.
“Më pëlqen loja e tij", ka thënë ai.
Felix është i huazuar te Barça nga Atletico Madrid për këtë sezon dhe pritet që përfundimisht të nënshkruajë me katalanasit.
Ndërsa kapiteni i Hungarisë, Szoboszlai iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar nga RB Leipzig.