Newcastle kthehet duarbosh nga stadiumi "Goodison Park" në Liverpool.
Evertoni ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Newcastle-s, në takimin e javës së 15-të të Premier League,
11 minutat e fundit fatale për Newcastlen.
Tre pikë në momentin e duhur për skuadrën nga Liverpooli, të cilat u siguruan me golat e futbollistëve McNeil (79'), Doucoure (86') e Beto (90+7'). Newcastle renditet më vend të shtatë me 26 pikë dhe Evertoni në të 17-tin me 10 pikë.
Duhet theksuar se Evertoni është i dënuar me minus 10 pikë, ndryshe do të ishte në pozitën e 10-të.