Brest-Strasbourg zhvilluan këtë të enjten ndeshjen e prapambetur nga java e 12-të e Ligue 1.
Takimi i zhvilluar në “Stade Francis-Le Ble” rezultoi shumë i luftuar, më të dyja skuadrat që patën disa raste për të shënuar, megjithatë sfida u mbyll me barazimin 1:1.
Ishin vendasit ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Le Douaron që realizoi në minutën e 44’.
Gol ky që vendosi në lëvizje miqtë, të cilët ia dolën që të barazonin në minutën e 80’ me Emegha.
1-1 dhe aktualisht Brest ngjitet në vend të shtatë me 22 pikë, teksa Strasbourg renditet në vend të 13-të me 14 pikë.