Tash e një kohë, Manchester City është në mungesë të mesfushorit Kevin De Bruyne.
Ekipi i Pep Guardiolas aktualisht po kalon në formë të keqe, teksa ka rënë në pozitën e katërt në tabelë.
E trajneri spanjoll ka dhënë detaje në lidhje me rikthimin e mundshëm të mesfushorit belg.
“Ne nuk do të nxitojmë rikthimin e De Bruynes. Do të presim për të, natyrisht. Ai ka filluar të vrapojë në fushë, por ai nuk ka stërvitur ende me neve”, ishin fjalët e Guardiolas.