Në fund, përpjekjet e tij u shpërblyen. Pavarësisht kritikave shpeshherë jobujare dhe të ekzagjëruara, Harry Maguire nuk ka reshtur kurrë së besuari në cilësitë e tij.
Pasi refuzoi një transferim në merkaton e verës, qendërmbrojtësi anglez ka rifituar dalëngadalë vendin e tij si titullar te Manchester United dhe rezultatet e tij personale janë pozitive.
Maguire u zgjodh lojtari i muajit në Premier League, falë një nëntori të mrekullueshëm.
Tre ndeshje, tre fitore dhe asnjë gol të pësuar për “Djajtë e Kuq”, gjithashtu falë paraqitjeve fantastike të Harry Maguire, i cili është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë për mirë.