Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Allianz Arena” do të jetë nikoqir i derbit italian mes Juventusit dhe Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15 të Serie A.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë kampionat, Juventusi e mposhti Monzan 2:1, kurse Napoli pësoi humbje 3:0 nga Interi, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Juventusi renditet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 33 pikëve, krahas Napolit që zë vendin e pestë me 24 pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe Napoli mposhti Juventusin 1:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten De Sciglio, Fagioli, Pogba dhe Weah, kurse te kampioni italian mungojnë Olivera dhe Rui.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Gatti; Kostic, Rabiot, Locatelli, McKennie, Cambiaso; Vlahovic, Chiesa
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Natan; Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia