Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, Bayerni e ka shumë seriozisht punën e transferimit të Ronald Araujos.
Ronald Araujo është absolutisht prioritet numër një i Bayernit për ta transferuar.
Ka pasur bisedime në telefon mes Tuchel, Freund dhe Araujo dje. Tuchel e bëri të qartë se ai e do Araujon urgjentisht, pavarësisht shumës.
Bayern është gati të paguajë një tarifë masive transferimi për mbrojtësin. Tani i takon lojtarit të vendosë.