Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, njoftohet me humbjen e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Pas 12 fitoreve e 2 barazimeve, Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 5:3 nga Llapi.
Në një atmosferë të mirë, 8 gola gjithsej, tifozët u ndanë të kënaqur me lojën në përgjithësi.
Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ia bëri 8 me 2 me taktikë Ilir Dajës!
Ballkani nuk e pati ditën e tij, anipse barazuan 2:2 por më pësuan dy gola. Llapi e nisi furishëm duke avancuar me 2:0 me golat e Hamdi Namanit në minutën e 6-të e Muhamet Hysenit në atë të 15-tën.
Futbollisti Nazmi Gripshi shënoi nga penalltia në minutën e 25-të e Albin Berisha në atë të 40-tën, duke u barazuar rezultatin (2:2).
Në minutën e 45+1, Namani realizoi për 3:2 dhe Hyseni nga penalltia në atë të 72-të.
Në minutën e 89-të, Ajmet Januzi ia jep goditjen e fundit (5:2),.
Berisha ngushton humbjen me 5:3 (90+5').
Pas javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 38 pikë (dy ndeshje më pak) dhe Llapi renditet në vend të tretë me 31 sosh.